Nagavci: Mbi 15 mijë diploma të studentëve janë verifikuar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se deri më tash është trajtuar me sukses problemi i verifikimit të diplomave për 15 mijë e 468 studentë. Po ashtu, siç thotë ajo, rastet e dyshuara për keqpërdorime në këtë proces, janë adresuar në organet e drejtësisë dhe pritet që të trajtohen më tutje

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit(MAShTI), Arbërie Nagavci ka thënë se dhjetëra mijëra studentë të Kosovës që kanë përfunduar studimet në arsimin e lartë, për një kohë të gjatë nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre dhe si rrjedhojë nuk kanë mundur t’i përdorin ato për shkollim apo punësim jashtë vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ky është një problem shumëvjeçar që po shkon drejt zgjidhjes, ndërsa deri më tash janë verifikuar 15 mijë e 468 diploma të studentëve.

Sipas Nagavcit, krejt kjo ka ardhur për shkak të problemeve të krijuara me librat amëz, si pasojë e rënies pre e mashtrimeve apo neglizhencës dhe gabimeve të zyrtarëve të caktuar.

“Me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, kam formuar një komision për të trajtuar këto raste. Përfundimisht, pas kaq shumë vitesh, Komisioni deri më tash ka bërë zgjidhje për 15.468 raste dhe tashmë këta studentë mund t’i përdorin diplomat dhe të vazhdojnë me planet e tyre për të ardhmen”, ka shtuar Nagavci.

Ajo ka bërë të ditur se Komisioni do të vazhdojë me trajtimin e rasteve të studentëve të cilët janë dëmtuar pa fajin e tyre.

Nagavci ka thënë se rastet e dyshuara për keqpërdorime në këtë proces, janë adresuar në organet e drejtësisë dhe pritet që të trajtohen më tutje.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika