Vihet aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Novobërdës

Këtë të premte Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka hedhur aktakuzë ndaj S.V, A.A dhe N.D, të cilët janë zyrtarë të Komunës së Malishevës. Aktakuza ndaj zyrtarëze është hedhur për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”

Komuna e Novobërdës

Të premten e 22 korrikut, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar për aktakuzën që ka hedhur ndaj  tre zyrtarëve të Komunës së Novobërdës, S.V, A.A dhe N.D.

Aktakuza ndaj zyrtarëze është hedhur për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan thuhet se i pandehuri S.V, ka keqpërdorur pozitën zyrtare për mos ardhjen në punë dhe njëkohësisht ka pranuar pagë mujore nga buxheti i komunës.

I pandehuri S.V këtë e ka bërë duke filluar nga muaji prill 2019 deri në dhjetor të vitit 2020,

“Ndërsa, të pandehurit A.A dhe N.D, në cilësinë e drejtorëve për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Novobërdës, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, për t’i shkaktuar përfitim pasuror të kundërligjshëm zyrtarit komunal – të pandehurit SV, dhe përkundër që i njëjti nuk është lajmëruar ne punë, nuk e kanë larguar nga lista e pagave”, thuhet në komunikatën për media.

Të pandehurit A.A dhe N.D kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika