113 vjet nga Kongresi i Dibrës

Kongresi i Dibrës u mbajt me qëllim që të ndikonte me mjete paqësore te shqiptarët për një qëndrim sa më besnik të këtyre ndaj qeverisë osmane. Edhe pse një numër i konsiderueshëm i patriotëve shqiptarë refuzuan të nënshkruhej një rezolutë e përgatitur nga otomanët, që përfshin për herë të parë disa masa që lejonin që gjuha shqipe të bëhej gjuhë zyrtare në Perandori dhe të mund të jepej mësim nëpër shkolla shtetërore.

Pjesëtarë në Kongresin e Dibrës

Kongresi i Dibrës, i quajtur gjithashtu Kongresi kushtetues i përbashkët shqiptaro-osman, u mbajt në 23-29 korrik 1909 në qytetin e Dibrës.

Kongresi i Dibrës u mbajt me qëllim që të ndikonte me mjete paqësore te shqiptarët për një qëndrim sa më besnik të këtyre ndaj qeverisë osmane.

Edhe pse një numër i konsiderueshëm i patriotëve shqiptarë refuzuan të nënshkruhej një rezolutë e përgatitur nga otomanët, që përfshin për herë të parë disa masa që lejonin që gjuha shqipe të bëhej gjuhë zyrtare në Perandori dhe të mund të jepej mësim nëpër shkolla shtetërore.
Megjithatë, interpretimet lidhur me rëndësinë dhe atë se çka vendoste ky kongres janë të dyfishta. Fillimisht, ato theksojnë pamjaftueshmërinë e këtyre vendimeve për qëllimet e Lëvizjes Kombëtare dhe përftimet që kishte qeveria xhonturke nga ato. Nga ana tjetër, rëndësia e këtij kongresi në bashkimin e shqiptarëve dhe në prodhimin e rezultateve konkrete në plan kombëtar brenda perandorisë pranohet dukshëm.

Në ditën e 6 të punës dhe njëherësh në mbledhjen e fundit të tij më 28 korrik, Kongresi miratoi një program tjetër prej 17 pikash, të përgatitur nga Komisioni e të përbërë prej dy pjesësh. Pjesa e parë e përbërë prej 5 pikash të cilat përgjatë diskutimeve quheshin sikurse “nene të bashkimit”, përfaqësonte programin e paraqitur nga xhonturqit me disa ndryshime që iu bënë në Kongres, nën trysninë e delegatëve shqiptarë.

Në këtë pjesë shprehej uniteti i të gjithë osmanlinjve dhe besnikëria e shqiptarëve ndaj osmanizmit, vendosmëria e tyre për të respektuar regjimin kushtetues, për të mbrojtur me armë në dorë qeverinë kushtetuese, në rast se do të kërcënohej nga jashtë ose nga ata që brenda vendit do t’u shërbenin ideve të huaja.

Ndër të tjera, kërkohej që gjithë shqiptarët të kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Pavarësisht ndryshimeve që pësoi në Kongres, kjo pjesë ruajti në thelb karakterin e saj xhonturk.

Në pjesën e dytë të programit, të përbërë nga 12 pika, të cilat gjatë punimeve të Kongresit u quajtën “nenet dytësore ose të nevojshme” për pjesën shqiptare, u përfshinë disa nga kërkesat e parashtruara nga përfaqësuesit e rrymës kombëtare shqiptare.

Një pjesë e mirë e masave që përfshiheshin këtu kishin të bënin me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik e kulturor të vilajeteve të Turqisë Evropiane. Ndër to, parashikohej ndërtimi në këto vilajete i hekurudhave dhe i rrugëve automobilistike, tharja e kënetave dhe sistemimi i lumenjve, krijimi në Turqinë Evropiane i shkollave normale turke për mësues dhe i shkollave të larta për tregti e mjeshtëri (profesionale), në të cilat të mësohej filozofia fetare, morali islam e Kurani, ngritja në një nga qendrat e Turqisë Evropiane e një universiteti turk dhe likuidimi i menjëhershëm i “Shoqërisë së duhanit të Perandorisë Osmane”.

Krahas këtyre përfshiheshin edhe disa masa të veçanta për Shqipërinë. Kërkohej që të “hapeshin në Shqipëri, ku arsimi është më i prapambetur, shkolla fillore, të mesme dhe të larta për tregti e mjeshtëri, ku gjuha shqipe të mësohej lirisht në kufijtë e dëshpëruar”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika