QKUK me pajisje të re për përgatitjen e kimioterapisë, flet për Portalin Dukagjini, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë ka treguar për përfitimet që pacientët do t'i kenë nga pajisja e re në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Paisja e re në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Reparti i Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka mirëpritur një pajisje të re për përgatitjen e kimioterapisë.

Për portalin Dukagjini, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Dr. Violeta Grajqevci ka bërë të ditur se, një pajisje e tillë kishte qenë në Pediatri, por filtrat e saj që supozohen të ndërrohen çdo dy vjet, nuk prodhohen më.

“Këtë pajisje e kemi pasur në Pediatri, por që filtrat të cilët duhet të ndërrohen çdo 2 vjet nuk prodhohen më, prandaj është porositur pajisje e re”, ka thënë Dr. Grajqevci për Portalin Dukagjini.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se pajisja në fjalë ndihmon në përgatitjen e citostatikëve.

Përdorimi i citostatikëve ndodh në fushën e onkologjisë ashtu që të ngadalësojë rritjen e tumorit.

“Kemioterapia e cila pregaditet në këtë komorë ofron kushte sigurie për stafin dhe ambientin dhe këtë terapi e marrin të gjithë pacientët që janë me sëmundje malinje”, ka thënë ajo.

Drejtoresha Grajqevci nuk ka treguar për koston e kësaj pajisjeje.

Sëmundjet malinje janë tumore të cilat ndërhyjnë në funksionin normal të organeve ku lokalizohen duke rritur rrezikun për vdekje.

Në një intervistë të vitit 2021, drejtoresha e kësaj klinike kishte thënë për se çdo vit numri i rasteve të reja me kancer te fëmijët është 50 deri në 55.

“Gjatë një viti lajmërohen 50-55 raste të reja me sëmundje kanceroze te fëmijët, ndërsa deri tani që nga janari i këtij viti janë lajmëruar rreth 48 fëmijë”,  kishte thënë Grajçevci.

Diagnostikimi i rasteve me kancer te fëmijët bëhet me anë të ekzaminimit fizikal, analizave laboratorike, imazherike, biopsive dhe funksionit të palcës kockore.

Lokalizimi i kësaj pajsjeje ishte bërë përmes një postimi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (QKUK).

Në kuadër të Ditës Botërore të luftës kundër kancerit, vitin e kaluar, Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës kishte mbajtur një aktivitet sensibilizues me ç’rast, pjesë e diskutimit kishte qenë edhe numri i rasteve dhe patologjitë e shpeshta.

“Rastet e reja të pacientëve me kancer për vitin 2020 janë 1.336, duke përjashtuar rastet e atyre që shërohen në klinika private dhe jashtë vendit. Ndër patologjitë më të shpeshta te ne ashtu sikurse në gjithë botën, është ajo e gjirit. Kemi 332 raste të shënuara me karcinom të gjirit apo 25 për qind të rasteve në total. Pastaj është trakti uro-gjenital me 24 për qind të rasteve pastaj patologjia e traktit gastro-intenstinal me 23 për qind të rasteve”, kishte theksuar Doktoresha e Klinikës së Onkologjisë, Vildana Goga.

Ndër të tjera, ajo kishte treguar se mesatarja e trajtimit të pacientëve me kancer për kimioterapi dhe radioterapi në klinikën e Onkologjisë ishte rreth 230 pacientë në ditë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika