Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të shtunën e 23 korrikut ka njoftuar se për shkak të valës së madhe të nxehtit që ka përfshirë Kosovën, Ministria e Mbrojtjes është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar.
“Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret’, u shpreh Mehaj.
Ministri i Mbrojtjes ka ftuar qytetarët se nëse vërejnë ndonjë abuzim të mundshëm të ujit, t’i denoncojnë këta persona në organet përgjegjëse.
“Ministria e Mbrojtjes me FSK-në, në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, është në gatishmëri të plotë për të reaguar”.
Reagimi më efikas dhe efektiv në situatën aktuale sipas Armend Mehajt, është kujdesi dhe vigjilenca e qytetarëve.