Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në Facebook, të shtunën e 23 korrikut, ka njoftuar se festivali Manifesta në këtë vit po merr rimishërimin e 14-të në qytetin e Prishtinës.
“Të dy palët jemi edhe të lumtur edhe me fat. Ky përqafim i Manifesta-s dhe Prishtinës është pothuajse një ‘amor fati’: një nomad evropian udhëtues ndalon për të takuar popullin e pandalshëm të Kosovës”, u shpreh Kurti.
Kryeministri i Kosovës ka shtuar se në këtë edicion të festivalit janë të pranishme vepra arti nga 103 artistë nga 30 vende, përplot 100 ditë, në 25 vende në Prishtinë. Këto vepra mund të vizitohen nga të gjithë qytetarët e vendit tonë pa pagesë.
Kurti ka thënë se ky është edicioni më i madh ndonjëherë i kësaj bienale të artit.
“Jemi të lumtur që si qeveri kemi besuar në të që nga dita e parë dhe kemi qëndruar prapa duke e përkrahur financiarisht këtë ngjarje të madhe kulturore”, ka shtuar Klurti.
Ceremonia e hapjes së “Manifesta 14” në Prishtinë-flet Teuta Hoxha-Jahaj