Dy vdekje të dyshimta janë shënuar përgjatë 24 orëve të fundit, bën të ditur Policia e Kosovës.
Njëri raportohet se është gjetur pa shenja jete të premten e 22 korrikut, në Prishtinë.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Mirëpo, ky nuk është i vetmi rast.
Një vdekje e dyshimtë në qytetin e Pejës është raportuar rreth orës 14:20.
Vdekjen e qytetarit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Për të dy rastet është hapur ‘Hetim i vdekjes’.