Babai i vajzës, e cila u filmua në Prishtinë duke ofenduar një këmbësore dhe duke ngulur këmbë se nuk do të ndëshkohej për shkak se e ka babain prokuror, nuk e ushtron detyrën e prokurorit në asnjë nga prokuroritë e vendit.
Këtë për Portalin Dukagjini, e konfirmuar Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se pas veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, është verifikuar identitet i vajzës në video, V.A, ndërsa babai i saj L.A. i cili nuk ushtron detyrën e Prokurorit të Shtetit në asnjërën Prokurori në nivel të Kosovës”, tha Ulaj.
Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente.
Në videon e publikuar nga “JOQ Kosova“, vajza dëgjohej duke ofenduar kalimtaren.
“A po don ta thirri policinë a? Babain prokuror e kam”, dëgjohet duke thënë ajo.
“E kam babain prokuror”, e reja për pak sa nuk e goditi me veturë kalimtaren