Zelenskyy: Sulmi në Odessa, mënyrë e Rusisë për moszbatimin e marrëveshjes së grurit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka komentuar sulmin rus në portin e Odessa, sulm i cili vjen vetëm një ditë pas marrëveshjes të bërë në Turqi mes Ukrainës dhe Rusisë e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy

Vetëm një ditë pas marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës e grurit të bllokuar në portet e Ukrainës, Rusia ka sulmuar portin e Odessa-së.

Rusët sulmuan portin tregtar detar të Odesës me raketa lundrimi Kalibr”, shkroi Komanda Operacionale Jug në aplikacionin Telegram, duke ngritur dyshime të reja në lidhje me realizueshmërinë e marrëveshjes, e cila synonte të çlironte rreth 20 milionë tonë drithë për të shmangur urinë në pjesë të mëdha. të botës në zhvillim, njofton The Guardian.

Këtë sulm e ka komentuar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, i cili ka thënë se sulmi raketor i Rusisë në portin e Odesës të shtunën tregoi se Moska do të gjente mënyra për të mos zbatuar marrëveshjen e grurit të arritur me Kombet e Bashkuara, Turqinë dhe Ukrainën.

Gjithashtu, edhe ministri i jashtëm i Ukrainës Oleg Nikolenko, ka thënë për sulmin rus në Odessa  “Raketa ruse është pështyma e Vladimir Putinit në fytyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe Presidentit turk Rexhep Erdogan, të cilët bënë përpjekje të mëdha për të arritur një marrëveshje dhe të cilit Ukraina i është mirënjohës”.

Ndërsa, Ukraina ka vazhduar të përgatitet për të rifilluar eksportet e grurit nga portet e saj të Detit të Zi, pavarësisht nga një sulm raketor rus që goditi portin e Odesa të shtunën, ka thënë ministri ukrainas i infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov.

Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në qytetin turk të Stambollit të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika