“Që nga dita 1 gusht të 2022 deri më 30 shtator 2022 do të fillojë procesi i regjistrimit të targave ilegale në RKS në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve” ka shkruar Ministria e Punëve të Brendshme në Facebook.
Pra nga 1 gushti e tutje të gjitha veturat që janë në qarkullim e që janë regjistrim të Serbisë, por me vendbanim janë në Kosovë, do të marrin akronimin RKS bashkë me simbolin e shtetit të Kosovës.
Për këtë Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar një grup të cilët po punojnë për të gjitha detajet.
Sipas njoftimit qytetarët gjatë kësaj periudhe 2mujore do të kenë përfitime për kthimin e automjeteve në targa RKS, dhe me këtë do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe shtetit të së drejtës.
“Qytetarët gjatë kësaj periudhe do të kenë mundësi të përfitojnë shumë përfitime për kthimin e automjeteve në targa të RKS. Kjo është një mundësi shumë e mirë, e cila do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe shtetit të së drejtës, të cilën qytetarët e shtetit tonë e dëshirojnë pa dallim”, ka përfunduar njoftimi i MPB-së.
Ndërsa, në një intervistë për RTV Dukagjinin, drejtoresha e Agjencisë së Regjistrit Civil Sebahate Muharremi-Pllana, ka thënë se “Lehtësirat që do t’i kenë qytetarët janë lirimi nga obligimet doganore, lirimi nga taksa administrative e MPB-së, lirimi nga pagesa e targave dhe lirimi nga pagesa e targave të automjeteve”, ka thënë Muharremi-Pllana.