Ankandi për shitjen e Ferrarit F300, paralajmërohet të mbahet në gusht të këtij viti.
Ky Ferrari ishte i drejtuar nga legjendari, Michael Schumacher.
Schumacher-i fitoi katër nga gjashtë garat me këtë Ferrari.
Michael duke drejtuar këtë F300, arriti fitoren e tij të parë në Kanada me një avantazh prej 16 sekondash. Ai gjithashtu regjistroi xhiron më të shpejtë.
Fitoren e radhës e festoi në Francë, e më pas në Britaninë e Madhe. Ai arriti të katërtin në garën për Çmimin e Madh të Italisë.
Ferrari F300 do të shitet në ankandin “RM Sotheby’s Monterey” në gusht dhe parashikohet të shitet për gjashtë deri në tetë milionë euro.