Në prag të dorëzimit të detyrës, Meta falenderon përkrahësit

Në ditën kur pritet që t'i dorëzoj detyrën e presidentit të vendit Begajt, Meta ka falenderuar përkrahësit e tij duke i uruar më të mirat Shqipërisë

Predidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë”.

Kështu ka shkruar Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në ditën kur pritet t’i dorëzoj detyrën e tij Bajram Begajt, ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka falenderuar të gjithë përkrahësit e tij gjersa ka uruar më të mirat për Shqipërinë.

“Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!’’, ka shkruar Meta.

Presidenti i ardhshëm, Begaj do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare që do të zhvillohet në orën 18:00 në Kuvend.

Bajram Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste.

Të dielën, Shqipëria bëhet me president të ri

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika