Deputetja Musliu për vrasjen në Skenderaj: Viktima nuk është familjar i imi

Pasi thotë se kishte pranuar telefonata në lidhje me rastin e vrasjes në Skenderaj, deputetja Musliu ka thënë se nuk kishte lidhje familjare me të ndjerin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se viktima e përfshirë në vrasjen e mbrëmshme që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt, nuk është familjar i saj.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka uruar që tragjedi të tilla të mos ndodhin më askund në Kosovë.

“E tronditur nga tragjedia qe ndodhi mbrëmë në fshatin tim. Fshati Baks gjithmonë është shquar për raporte të mira të banorëve mes veti, prandaj ky rast na ka tronditur të gjithëve pa dallim”, ka shkruar ajo.

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e së shtunës në Baks të Skenderajt, ku një përleshje ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit, me ç‘rast një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një të dyshuar për përfshirjen në këtë rast, Gjithashtu  janë bastisur dy lokacione, ku policia ka sekuestruar dy armë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “sot më, 23 korrik 2022, policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Baks të Skenderajt”.

Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitë kompetente policore.

“Nga  informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit  kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë”, thuhet në njoftim, raporton Dukagjini.

Policia jep detajet e vrasjes në Baks të Skenderajt

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika