Ambasadori italian thotë se Kosovës mund t’i liberalizohen vizat

Antonello De Riu vazhdon të mbështes fuqishëm Kosovën gjersa thekson se integrimi evropian është i vështirë për dy shtete që kanë çështje kritike mes vete

Ambasadori dhe diplomati italian Antonello De Riu

Ambasadori dhe diplomati italian Antonello De Riu, mbështet fuqishëm Kosovën.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, thotë se nën presidencën çeke do të jepet hapi i parë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një intervistë, ai është shprehur mjaft optimist në lidhje me liberalizimin e vizave të Kosovës.

Antonello De Riu, ka qëndruar gjithëmonë pozitivë për largimin e regjimit të vizave. Po ashtu edhe Italia si shtet vazhdon të mbështes fuqishëm Kosovën.

“Qëndrimi i Italisë për liberalizimin e vizave është i qartë që nga fillimi. Italia përkrahë liberalizimin e vizave edhe ngase Kosova ka mbet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që i nënshtrohet kësaj disipline. Qytetarët kosovarë e njohin edhe natyrën e procedurave brenda BE-së, por sigurisht e dinë se Italia do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Kosovës me partnerët evropian, duke u munduar që t’i bindë partnerët e fundit të cilët ende s’kanë marrë një vendim sa i përket kësaj. Shpresojmë se me presidencën çeke, do të mund të jepet një hap i parë i rëndësishëm për të nisur këtë proces, fatkeqësisht deri tash të bllokuar”, kishte thënë ai për KosovaPress.

Diplomati italian, përkrah dialogun Kosovë-Serbi, derisa thekson se integrimi evropian është i vështirë për dy shtete që kanë çështje kritike mes veti.

“Qëndrimet reciproke të Serbisë dhe Kosovës janë të prekura nga një histori e të së kaluarës, dhe njëkohësisht që të dyja vendet duhet të kenë të qartë se vetëm përmes një dialogu ku mbrapa tij qëndron mbështetja e vendeve të BE-së, do të mund të arrijnë të shkojnë drejt shtegut të integrimit evropian. Fjala është për një parim (njohja reciproke), i cili është ngritë disa herë nga autoritetet kosovare edhe nëse në fillim nuk ishte i përfshirë kur ka filluar dialogu. Dialogu synon të krijojë, të vendosë tjegullat për të ndërtuar një objekt i cili pastaj duhet pas një kohë detyrimisht duhet të arrijë të normalizojë raportet’’, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika