Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës, raportojnë mediat e Shqipërisë.
Tri vetura janë përplasur me njëra-tjetrën me ç’rast, njëri nga personat prezent me inciniale S.H ka humbur njërën këmbë.
30 vjeçari është dërguar me ambulancë në spitalin e Fushë Krujës për t’u nisur më vonë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Ndërkohë, 2 personat e tjerë të përfshirë raportohet se nuk kanë pësuar dëmtime kritike që mund t’iu rrezikojnë jetën.