Konfirmon IPK-ja: Suspendohet një polic pasi dyshohet se gjuajti me armë në Jezerc të Ferizajt

Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj ka treguar masat e ndërmarra kundrejt zyrtarit policor që dyshohet se gjuajti me armë në Ferizaj

Policia e Kosovës

Një zyrtar policor është suspenduar nga Inspektorati i Policisë, pas dyshimit se ka gjuajtur me armë në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Suspendimin e tij e ka konfirmuar për Portali Dukagjini, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj.

“Po një zyrtar policor është i dyshuar për gjuajte me armë, i njëjti është suspenduar dhe po hetohet në procedurë të rregullt sipas autorizimit të Prokurorisë”, ka thënë Hodaj për Portali Dukagjiini.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:15 dhe se të raportuar ishin dy persona.

Të njëjtit, sipas raportit, kishin shtënë me armë zjarrit në drejtim të pyllit dhe më pas janë larguar me vetura.

“Lidhur me rastin janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Kujtojmë se Inspektorati Policor i Kosovës, nga janari e deri më tani ka pranuar mbi 900 ankesa, derisa ka rekomanduar suspendimin e mbi 100 policëve.

Ndërkaq, mbi 90 policë janë të arrestuar.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika