Arrestohet personi që qëlloi më armë në Vlorë  

Të dielën e 23 korrikut në qytetin e Vlorës një person ka qëlluar me armë, por pas pak kohësh policia e shtetit shqiptar ka arritur që ta arrestojë

Reagimi i Polcisë

Rreth orës 12, në ditë vikendi në Vlorë, në një vendparkim kishte ndodhur një problem në zonën e plazhit pranë Ujit të Ftohtë që kishte shkaktuar panikë te pushuesit, të cilët në sezonin turistik janë të shumtë.

Një burrë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, nxori armën e zjarrit që mbante me vete dhe qëlloi në ajër.

Pas ngjarjes, autori ishte larguar me shpejtësi, por Policia e shtetit kishte qenë në krye të detyrës dhe ka arritur që ta kapë disa minuta më vonë.

Ngjarja e rëndë është filmuar nga turistët të cilët kishin qenë të pranishëm. Nga filmimi që e kanë dërguar në redaksinë e Top Channel shihet ky shtetas me armë në dorë, ndërsa një burrë tjetër përpiqet të qetësojë situatën dhe e mban autorin nga krahu.

Të shtëna me armë në Vlorë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika