PK: Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në zbatim të reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftime

Policia e Kosovës, bazuar në vendimin e Qeverisë i cili ka të bëjë me kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore në zbatim të këtij vendimi

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të qeverisë lidhur me kalimin e kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore në zbatim tëkëtij vendimi.

Përmes një komunikate për media, thuhet se nga një gushti i vitit 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një dokument hyrje/dalje që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

Sipas njoftimit, dokumenti hyrje/dalje do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

“Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës nga data 1 gusht 2022 me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset me Dokument hyrje/dalje. Dokumenti për hyrje/dalje do të zëvendësojë dokumentin e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për shfrytëzim në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Siç theksohet në njoftim, dokumenti për hyrje/dalje do të lëshohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor dhe ajror, dhe i njëjti ka afat vlefshmërie 90 ditë.

“Me dokument për hyrje/dalje pajisen edhe personat e moshës nën 16 vjet, të cilët nuk posedojnë dokument identifikimi, me kusht që të kenë me vete certifikatën e lindjes me fotografi”, vijon njoftimi.

Ndryshë, në mbledhjen elektronike të ekzekutivit është vendosur që qytetarët me dokumente të Serbisë do të pajisen me një fletë-deklarim, njëjtë siç bëjnë autoritetet serbe për qytetarët e Kosovës, të cilët hyjnë në Serbi.

“Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal, të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, thuhej në vendimin e Qeverisë.

Ky vendim vjen dy muaj pas përfundimit të afatit të përcaktuar nga Bashkimi Evropian për arritjen e një marrëveshjeje për targat.

Kjo marrëveshje, e cila shtensionoi situatën e krijuar në veri vitin e kaluar, nuk u arrit përkundër diskutimeve mes grupeve punuese për gjashtë muaj me radhë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika