Kurti nga Aeroporti “Adem Jashari”: Kosova u ka borxh bashkatdhetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të dielën ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku u takua me bashkatdhetarët që po vijnë për pushime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e 24 korrikut ka vizituar ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku takoi bashkatdhetarë të shumtë dhe deklaroi se Kosova u ka borxh.

Kjo për shkak se siç theksoi Kurti bashkatdhetarët kanë ndihmuar “në mënyrë të jashtëzakonshme edhe në çlirimin e Kosovës por edhe në zhvillimin e demokratizimit”.

“Sot e vizitova aeroportin e Prishtinës dhe bashkëbisedova me bashkatdhetarët tanë, të cilit porsa kishin ateruar dhe po prisnin ta merrnin bagazhin dhe të shkonin në vendlindjen e tyre. Bashkëbiseduam për shërbimet në aeroport, por gjithashtu edhe për shpresat e tyre për të ardhmen”, ka thënë Kurti.

kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ambientet e Aeroportit “Adem Jashari”

“Gjithashtu edhe në e-Kosova ne ofrojmë nxjerrjen online të certifikatave të gjendjes civile, të ekstraktit të lindjes, të martesës që po ashtu është një lehtësim për bashkatdhetarët tanë, të cilëve ne u kemi shumë borxh, për shkak se ata me kërkesën e tyre, aftësinë e tyre, historikun e tyre e kanë ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme edhe çlirimin e Kosovës, por edhe zhvillimin e demokratizimit të saj”, shtoi ai, shkruan KP.

Kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe vendimin e Qeverisë, që synon t’i përfshijë bashkatdhetarët për gjashtë muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në kuadër të programit të diplomacisë qytetare.

Ndryshe, bashkatdhetarët po vazhdojnë të vijnë në Kosovë, jo vetëm përmes linjave ajrore.

Ata kanë marrë rrugën drejt Kosovës edhe me automjetet e tyre.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Si në çdo vit tjetër, bashkatdhetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet.

Ata po detyrohen të presin edhe kësaj here në pikat kufitare me Serbinë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Kolona të gjata në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare, pritjet deri në 90 minuta

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika