PD: Me inaugurimin e Presidentit socialist, pas 32 vjetësh, në Shqipëri rivendoset monizimi i plotë

Partia Demokratike e Shqipërisë, ka reaguar pasi të dielën e 24 korrikut betohet presidenti i ri i Shqipërisë Bajram Begaj, ku sipas tyre kjo do ta rikthejë monizmin e plotë të Edi Ramës në Shqipëri pas 32 vjetësh

Partia Demokratike

“Sot, me inaugurimin e Presidentit socialist, pas 32 vjetësh, në Shqipëri rivendoset monizimi i plotë. Nga sot, Edi Rama dhe partia e tij shtet, kontrollojnë mbi 99% të pushteteve në Shqipëri. Ata kanë të përqendruar në duart e tyre 11% pushtet më shume se sa kontrollonte në 1991 Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist i Shqipërisë”, thuhet në reagimin PD-së.

Për Partinë Demokratike të Shqipërisë, “24 korriku i vitit 2022 do të gdhendet me germa të zeza në muret e kohës si një ditë fatkeqësie kombëtare për demokracinë dhe liritë e shqiptarëve”.

PD ka thënë se për herë të parë, pas 32 vjetësh, Shqipëria do të jetë në kontrollin e një partie siç është Partia Socialiste e udhëhequr nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rikthehet monizmi në Shqipëri nga Partia Socialiste, pasi kjo e fundit i ka nën kontrollin e saj “pushtetin ekzekutiv të vendit, të gjithë qeveritarët qendrorë, ministrat, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët, punonjësit, janë vetëm të një partie, dmth të partisë shtet të Edi Ramës”, sipas PD-së.

“Sot, pas 31 vjetësh, të gjithë qeveritarët vendorë dhe të gjithë këshilltarë vendorë të vendit janë të një partie, d.m.th. të Partisë (shtet) Socialiste. Po kështu, për herë të parë pas 31 vjetësh, Presidenti i Republikës, të gjithë drejtuesit e institucioneve kushtetuese apo të ngritura me ligj, janë vetëm të një partie, partisë-shtet. Sot, falë pseudoreformës sorosiane të drejtësisë, që shndërroi drejtësinë e vendit në degë të ekzekutivit socialist, të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë, KLGJ, KLP, ILD, çdo prokuror, çdo hetues, sikundër dhe çdo gjykatës Fakti apo Apeli, gjykatës në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, përveçse njërit, janë, që të gjithë të përzgjedhurit dhe në tërësi të emëruarit e Edi Ramës dhe partisë-shtet”, thekson PD.

“Sot, në Shqipërinë moniste partia shtet, me klientelën dhe oligarkët e saj, kontrollon plotësisht ekonominë, financat dhe çmimet e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve të qytetarëve. Sot, të gjitha mediat e mëdha, dhe në tërësi 95% e mediave të tjera, kontrollohen nga partia- shtet dhe kreu i saj”, vijon PD.

Partia Demokratike deklaron se, “me vendosjen sot të monizmit të plotë në Shqipëri, kanë rënë rendi demokratik, kushtetues dhe vetë Kushtetuta, që garanton kontrollin dhe balancën e pushteteve. Me këtë rast, rikujtojmë se Edi Rama mori pushtetin nga një koalicion në të cilin Partia Demokratike, si partia më e madhe qeverisëse në dy mandatet e saj, kontrollonte nga 37% në vitin 2005 në 48% në vitin 2013, të pushtetit të vendit. Pasardhës i bllokmenëve hoxhistë demonë të pushtetit, Edi Rama, në traditën e tyre, shtriu nga viti në vit duart e tij të zeza gjersa arriti të rivendosë sot, me zgjedhjen e Presidentit të tij, monizmin e plotë në Shqipëri. Edi Rama, i etur pafundësisht për pushtet personal, për pasurimin e tij arriti të rivendosë monizmin pas 30 vjetësh pluralizmi në Shqipëri”.

Partia Demokratike deklaron se, “në historinë e njerëzimit, monizmi ideologjik, fetar, apo i bazuar në drogën dhe krimin, u ka sjellë kombeve dramat më të mëdha në tërë ekzistencën e tyre. Më mirë se çdo komb tjetër, pasojat shkatërrimtare të monizmit i kemi provuar ne shqiptarët”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika