Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një fjalim para ambasadorëve të Ligës Arabe në Kajro, ka thënë se vendet perëndimore po shtrembërojnë të vërtetën rreth ndikimit të sanksioneve në sigurinë globale të ushqimit.
Ai ka akuzuar vendet perëndimore se po përpiqen të imponojnë dominimin e tyre mbi të tjerët.
Pjesa më e madhe e botës arabe dhe e Afrikës është e prekur keq nga mungesa e grurit si pasojë e luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës.
Pavarësisht që është arritur një marrëveshje historike për të rifilluar eksportin grurit, Rusia nuk i ka ndalur sulmet mbi qytetin Odës as të shtunën e 23 korrikut.
Lavrov ka vazhduar agjendën e Federatës ruse që të kërkojë mbështetje në vendet afrikane pavarësisht zemërimit të tyre.
Ai ka thënë se “agresiviteti” i vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë tregon një përfundim të thjeshtë: “Nuk ka të bëjë me Ukrainën, ka të bëjë me të ardhmen e rendit botëror.
“Ata thonë se të gjithë duhet të mbështesin një rend botëror të bazuar në rregulla dhe rregullat janë shkruar në varësi të situatës specifike që Perëndimi dëshiron të zgjidhë në favorin e tij.”