Alarmi për bombë në kampusin universitar rezulton i rremë

Policia ka pranuar informata për mundësinë e një shpërthimi në kampusin e Universitetit “Hasan Prishtina”. Për këtë, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se i njëjti ka rezultuar alarm i rrejshëm

Ilustrim

Pas njoftimit se në kampusin universitar përkatësisht në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Prishtinës është vendosur një bombë, Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti ka rezultuar alarm i rremë.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, policia kishte njoftuar se rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e  Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Rastet e ngjashme nuk po rezultojnë të jenë të rralla në Kosovë.

Të enjtEn e 16 qershorit në orët e pasdites, është paralajmëruar për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajmin për RTV Dukagjini e ka konfirmuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka qenë në gjendje gatishmërie për ta trajtuar këtë rast ku ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitin K-9.

“Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qen (K-9)”, thuhej në komunikatë.

Po ashtu, Policia e Kosovës më 17 maj ka rrethuar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës mbi dyshimin për prezencën e mjeteve shpërthyese.

E informuar në orën 16:00, Policia e Kosovës së bashku me Njësitë Antibombë kanë  rrethuar vendin e ngjarjes dhe, gjithashtu, edhe rrugën përgjatë Bibliotekës Kombëtare.

Lajmin për RTV Dukagjini e ka konfirmuar edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika