Gjersa ka falenduar tashmë ish-kryeministrin Arben Ahmetajn për kontributin e dhënë, Rama ka njoftuar se tashmë në vendin e Ahmetaj do të jetë Belina Balluku.
“Falënderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falënderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon. Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre”, ka shkruar Rama në Twitter.
Belinda Balluku është ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Balluku është zgjedhur Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Qarkun e Tiranës.
Ndër të tjera, kryeministri Rama tutje ka theksuar se tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit.
“Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore & Ministre Shteti pranë kryeministrit”, ka shkruar Rama.
Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit. pic.twitter.com/giUZ0HHXEt
— Edi Rama (@ediramaal) July 25, 2022