Deri tani, 30 persona kanë humbur jetën pasi një autobus u rrëzua nga një urë në Kenia.
Autobusi ka rënë nga Ura e Nitit në lumë në Meru, në autostradën kryesore nga kryeqyteti Nairobi.
Dyshohet se shkaku i këtij aksidenti ishte dështimi i frenave ngase paraprakisht, autobusi ishte duke udhëtuar në shpejtësi të lartë.
Kjo urë ishte përshkruar si “famëkeqe” nga komisioneri i qarkut, Nobert Camorra për “Daily Nation”.
Pamjet tregojnë autobusin në breg të lumit në gjendje të dëmtuar, me ekipet e shpëtimit që monitorojnë vendin e ngjarjes.
Numri i të vdekurve ka të ngjarë të vazhdojë të rritet dhe disa njerëz janë ende në spital, paralajmëron një punonjës i shpëtimit.
Ky aksident vjen pas një zinxhiri të aksidenteve fatale në Kenia ku rrugët janë të ngushta dhe policia akuzon drejtuesit e mjeteve për shpejtësi.
Më 8 korrik, 20 njerëz vdiqën në një aksident në autostradën nga Nairobi në Mombasa, dhe në janar, 10 njerëz vdiqën pasi një makinë goditi një mjet shpërthyes në një rrugë kryesore në Kenian veriperëndimore.