Skuadra e Leeds United ka bërë ofertë zyrtare për futbollistin me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha.
Sulmuesi duket se ditët në Stamboll i ka të numëruara, pasi me shumë gjasë ai nuk do të jetë më pjesë e Fenerbahçes sezonin e ardhshëm.
E ardhmja e tij po kontestohet mes shumë klubeve, që tashmë kanë bërë ofertë për shërbimet e Berishës.
Deri tani, interesimi ka ardhur nga tri skuadra të Bundesligës gjermane që janë Schalke 04, Stuttgart dhe Mainz.
Mirëpo, së fundmi në garë është futur edhe një skuadër nga Premier League, e bëhet fjalë për Leeds United që ka fonde të mëdha në dispozicion pas shitjes së Raphinha-s te Barcelona.
Madje, sipas raportimeve të mediave turke, Leeds tashmë e ka kontaktuar Berishën të cilit i ka ofruar një kontratë katër vjeçare në “Elland Road”.
Për shërbimet e 24-vjeçarit skuadra e interesuar duhet të paguajë pesë milionë euro që kërkohen nga skuadra turke Fenerbahçe.
Berisha ende nuk ka vendosur për të ardhmen sepse është në dilemë mes të gjitha opsioneve, por përgjigja e tij pritet të vij shumë shpejtë.