Shqipëria vë në funksion një komitet të eskpertëve kundër lisë së majmunëve

Komiteti i Ekspertëve për Parandalimin dhe Kontrollin e Lisë së Majmunit është mbledhur të hënën në Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri për të diskutuar për planin e masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi

Ilustrim

Pas shpalljes emergjencë globale përhapjen e lisë së majmunëve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka marrë hapat e parë për parandalimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse duke e ngritur një komitet të ekspertëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se themelimi këtij komiteti ka për qëllim parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes infektive të lisë.

“Kemi ngritur një komitet të ekspertëve për parandalimin dhe kontrollin e lisë së majmunit, duke vendosur prioritet hartimin e një plani të përgjigjes dhe gatishmërisë për të gjitha strukturat, në funksion të parandalimit dhe kontrollit të kësaj sëmundje infektive”, ka deklaruar ministrja, raporton A2news.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Shqipëri, Ogerta Manastirliu

Ministrja Manastirliu ka thënë se pavarësisht se Shqipëria konsiderohet si vend me rrezikshmëri të ulët për përhapjen e lisë së majmunëve përgatitja dhe masat duhet të jenë në nivel në mënyrë që të jenë të gatshëm për çdo gjë.

Ajo bëri të ditur se i kanë marrë masat e duhura për fuqizimin e kapaciteteve, siç janë testet laboratorike.

ÇFARË ËSHTË LIA E MAJMUNIT?

Lia e majmunit është një virus që e ka origjinën te kafshët e egra si brejtësit dhe primatët, dhe herë pas here kërcen te njerëzit. Shumica e rasteve të njerëzve kanë qenë në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, ku sëmundja është endemike.

CILAT JANË SIMPTOMAT DHE SI TRAJTOHET?

Lia e majmunëve i përket së njëjtës familje virusesh si lia, por shkakton simptoma më të lehta.

Shumica e pacientëve përjetojnë vetëm ethe, dhimbje trupi, të dridhura dhe lodhje. Njerëzit me sëmundje më serioze mund të zhvillojnë një skuqje dhe lezione në fytyrë dhe duar që mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Periudha e inkubacionit është nga rreth pesë ditë në tri javë. Shumica e njerëzve shërohen brenda rreth dy deri në katër javë pa pasur nevojë të shtrohen në spital.

Lia e majmunëve mund të jetë fatale për një në 10 persona dhe mendohet të jetë më e rëndë te fëmijët.

Personave të ekspozuar ndaj virusit shpesh u jepet një nga disa vaksina kundër lisë, të cilat janë treguar të jenë efektive kundër lisë së majmunëve. Gjithashtu, janë duke u zhvilluar medikamente antivirale.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve rekomandoi që të gjitha rastet e dyshuara të izolohen dhe kontakteve me rrezik të lartë t’u ofrohet vaksina kundër lisë.

Sëmundja u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në vitin 1958, kur pati dy shpërthime të një sëmundjeje “të ngjashme me linë” në majmunët të cilët përdoreshin për hulumtime mjekësore – kështu mbeti emri “lia e majmunëve”. Infeksioni i parë i njohur njerëzor ishte në vitin 1970, në një djalë 9-vjeçar në një pjesë të largët të Kongos.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika