Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut ka thënë se nuk mund të merret në konsideratë heqja e licencës për punë në klinikën “Zhan Mitrev”,sepse sipas tyre kjo mund të bëhet vetëm më një, e bazë për këtë do të ishte vendimi i gjykatës për mënyrën e trajtimit pacientët nga Covid-19, përcjell.
Sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor kanë kompetencë që t’ua lëshojnë, rinovojnë, zgjasin dhe heqin licencën për të punuar për mjekët e mjekësisë, por se për këtë fillimisht duhet vendim nga gjykata.
Tutje, ata kanë thënë se ligji e ka parashikuar heqjen e ë licencës përkohshme dhe të përhershme kur bëhet fjalë për profesionalizmin e mjekut,
“Ligji parashikon heqjen, e cila në të dyja rastet bëhet nëse ekziston një vendim gjyqësor përkatës që vërteton se mjeku ka kryer vepër penale që lidhet me veprimtarinë shëndetësore ose ka kryer një lëshim apo gabim profesional gjatë punës duke shkaktuar dëmtim të përhershëm të shëndetit ose vdekje të pacientit”, ka thënë nga Oda e Mjekëve.
Për OMM-së, heqja e licencës së punës është një akt i rëndë, dhe për këtë arsye ligji parashikon që të bëhet vetëm në rast të ekzistimit të një vendimi gjyqësor që vërteton se mjeku ka kryer vepër penale.
“Heqja e licencës nuk mund të bëhet me bindje personale të individëve pa vërtetuar dyshimet e ngritura, sepse do të ishte një sulm i rëndë ndaj profesionit dhe një mundësi për abuzime. Në këtë seksion, Oda e Mjekëve vepron në mënyrë sa më profesionale dhe të përgjegjshme dhe i trajton të gjitha rastet për të cilat është marrë vendimi i duhur gjyqësor”, kanë shtuar nga Oda e Mjekëve.