Ukraina shpreson të rifillojë eksportet e drithërave

Shteti ukrainas po mbanë ende shpresë që të rifillojë eksportet e drithërave nga porti Odessa në Detin e Zi, pavarësisht josigurisë që ka vendi nga sulmet e vazhdueshme ruse

Ilustrim

Gjatë ditës së premte, Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje që do të  lejonte rifillimin e eksporteve jetike të grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi. Ministrat nga të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në Stamboll. Vetëm 24 orë pas marrëveshjes, sulmet me raketa ruse goditën portin jugor të Ukrainës, Odesa.

“Qeveria ukrainase shpreson të rifillojë eksportet e grurit nga porti i Odesës në Detin e Zi, pavarësisht nga një sulm raketor rus të dielën, ka thënë Markiyan Dmytrasevych, zëvendësministri për politikën agrare dhe ushqimin.

Vendi është në pritje që eksporti i drithit të fillojë gjatë ditëve në vijim, pavarësisht incidentit që ka ndodhur, rezultatet janë duke u pritur ende.

Sulmi në portin e Odesës, Deti i Zi

Ditën e hënë të 25 korrikut, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vënë në dukje rolin e OKB-së dhe rolin e Turiqsë për ta garantuar sigurinë duke e ditur përfshirjen e tyre në ndërmjetësimin e marrëveshjes.

“Ne i besojmë OKB-së dhe Turqisë, me të cilët kemi nënshkruar dokumentet përkatëse”, ka thënë Zelensky në një konferencë për shtyp. “Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të kontrolluar sigurinë e korridoreve për eksportet e grurit. Dhe më poshtë, do të ketë pyetje për Turqinë dhe Kombet e Bashkuara se si mund të kontrollojnë Federatën Ruse që tregoi se mund të godiste me raketa. Kjo tregon qëndrimin e tyre ndaj marrëveshjeve të tyre dhe Turqisë,” shtoi Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, eksportet nga Ukraina do të fillojnë për t’i treguar botës se nuk është Ukraina ajo që po bllokon eksportet, por Zelensky bëri të ditur se Turqia dhe OKB do të kujdesen për sigurinë.

Ndërsa, sipas zëvendësministrit Dmytrasevych, rusëve nuk iu beson askush, dhe skepticizmi ndaj marrëveshjes së nënshkruar me OKB-në dhe Turqinë ka reduktuar entuziasmin që fermerët kanë lidhur në marrëveshje.

“Skepticizëm ndaj kësaj marrëveshjeje është ndjerë edhe nga fermerët dhe ekspertët e sigurisë edhe para nënshkrimit të marrëveshjes. Është e qartë se askush nuk u beson rusëve, askush nuk u beson atyre”, tha Dmytrasevych. “Të shohim se si do të funksionojë kjo iniciativë në praktikë dhe për sa kohë. Sepse ne e kuptojmë që kjo punë mund të ndërpritet,” u shpreh Dmytrasevych.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika