Është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit në mes të Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve dhe Komunës së Prishtinës

Sipas Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve është arritur marrëveshja me Komunën e Prishtinës, për menaxhimin e popullsisë së qenve endacakë në kryeqytet

Qentë endacak

Të hënën e 25 korrikut, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve(FDK), ka bërë të ditur se  kanë arritur marrëveshje me Komunën e Prishtinës, për të mbikëqyrur popullsinë e qenve endacakë në kryeqytetin e Kosovës.

Tutje ata kanë thënë se do ta mbështesin Komunën e Prishtinës për ta zgjidhur çështjen e qenve endacakë në mënyrë të qëndrueshme dhe humane.

“Organizata jonë do të jetë afër Komunës për ta mbështetur në përgjithësi rreth menaxhimit të popullsisë së qenve në Prishtinë, bazuar në frymën e Strategjisë Kombëtare që është duke u finalizuar nga niveli qendror (MAPL)”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Sipas FDK-së, Komuna e Prishtinës është një nga komunat më aktive sa i përket projekteve të trajtimit të qenve në rrugë.

Kryetari i Prishtinës, dhe Përfaqesusja e FDK-së

Por nuk mjafton vetëm kjo pasi sipas FDK-së “situata me qentë në rrugë nuk mund të zgjidhet nëse nuk trajtohet burimi i problemit nga të gjitha komunat njëkohësisht dhe nëse nuk punohet seriozisht dhe në mënyrë transparente për reduktim human të numrit të qenve në rrugë”.

Ndërsa këta qenë që do të trajtohen  në mënyrë “sipas metodave profesionale të propozuara nga ICAM Coalition”.

FDK-ja, kanë përfunduar duke falënderuar Komunën e Prishtinës, dhe duke theksuar se FDK-ja “do të monitorojë çdo proces dhe masë të zbatuar nga komuna për këtë qëllim, në mënyrë që të sigurohet një trajtim profesional, llogaridhënës dhe human për qentë, të cilët edhe vet janë viktima të sjelljeve të pandërgjegjshme njerëzore, siç janë ndarja e këlyshëve nga nëna në moshë tepër të hershme dhe braktisja e tyre, mungesa e trajtimeve veterinare, keqtrajtimi etj”.

Pas nënshkrim të këtij memorandumi, asnjë kosto financiare nuk iu ngarkohet palëve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika