Ramiqi: 99 për qind e hoxhallarëve e shfrytëzojnë Bashkësinë Islame për interesa personale

Fuad Ramiqi, njohës i politikës dhe sigurisë, ka thënë se në Kosovë ka më së paku Islam, dhe hoxhallarët janë servilë, sipas tij 99 për qind të tyre e shfrytëzojnë Bashkësinë Islame si oligark, duke e përdorur atë për interesa personale

Fuad Ramiqi, njohës i politikës dhe sigurisë në emisionin "Debat Plus"

Njohësi i politikës dhe sigurisë, Fuad Ramiqi ka thënë se sa i përket ekstremizmit fetar dhe radikalizmit në Kosovë, vazhdimisht potencohet në vendin tonë, ku me vite të tëra që Kosova ta jep një imazh, që këtu ka radikalizëm dhe ekstremizëm.

Sipas Ramiqit, hoxhallarët duhet ta dijnë çfarë është ekstremizmi në islam dhe ekstremizmi që paraqitet nga jo islamistë, dhe çka është radikalizmi në islam dhe çfarë është jashtë islamit.

“Nëse themi që dikush thotë që ka radikalizëm atëherë unë po them a ka në politikë radikalizëm a ka në shkolla radikalizëm a ka në rrugë radikalizëm, a ka në qeveri apo në xhami, ku ka radikalizëm dhe ekstremizëm, ma jepni një shembull,” u shpreh Ramiqi.

Fuad Ramiqi, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, shtoi se vendi po krenohet që ka një gjyqësor, një polici që është më e bnesueshmja, e ka një prokurori dhe një hetuesi dhe e gjithë kjo sipas Ramiqit del me vlerësime pa e zbuluar rastin, kjo sipas tij është vetëm për ta dhënë një mendim të kotë.

“Është me keqardhje që një njeri të lëndohet dhe shpresoj që imami të shërohet, dhe ta tejkalojë këtë situatë,” ka thënë Ramiqi.

Raste të tilla njohësi i politikës dhe sigurisë shtoi se ka shumë por shumë raste kanë heshtur pasi nuk kanë pasur lidhje me fenë, por kanë pasur vetëm tendenca karieriste ose luftë në mesin e tyre për vende të caktuara të punës, shtoi Ramiqi.

Teksa Ramiqi flet për imamët, ai thotë se nuk ka asnjë imam që është i padëshirueshëm në Kosovë sepse xhamiat, sipas tij i kanë bërë si shtëpijat e veta.

Çdo formë e praktikimit të Islamit jashtë vlerave dhe normave demokratike dhe shoqërisë demokratike, sipas Ramiqit mund të konsiderohet si ekstremizëm por nuk do të thotë që ajo të qon në dhunë apo destabilizim, përpos nëse meren edhe akte të ndryshme të dhunës për të arritur qëllimet e veta.

Sa i përket islamit dhe shoqërisë islame, në një shoqëri ku janë shumica të devotshëm, aty nuk ka mundësi të ketë ekstremizëm, ka thënë Ramiqi, por nëse është një mesatare atëherë aty ata thonë formën e aplikimit mund ta quajnë si ekstremizëm, por në Kosovë të etiketohet për komplekse të llojllojshme është e papranueshme.

Ndërsa për Ramiqin, hoxhallarët po e shfrytëzojnë islamin për interesat e tyre personale.

“Është për keqardhje një njeri të lëndohet, në Kosovë të hoxhallarët ka më së paku Islam të gjithë janë servil 99% janë servil të pushtetit dhe bashkësinë Islame e shfrytëzojnë si oligark për të ruajt pozitat e veta, më së paku predikohet islami, ata merren me pozitat e veta me përfitime me punësime,” shtoi Ramiqi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika