Konjufca i vlerëson lart policët e rënë në detyrë: Janë heronjtë e shtetndërtimit dhe sundimit të ligjit

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica e zyrtarëve policorë që humbën jetën e tyre gjatë detyrës zyrtare, është bërë për sundimin e ligjit

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Ditën Memoriale të zyrtarëve policorë të cilët e kanë humbur jetën duke e kryer detyrën e tyre, ka thënë se ata janë heronjtë e shtetndërtimit, sundimit të ligjit, të demokracisë e paqes në vend.

Gjatë fjalimit të tij, Konjufca ka theksuar se tërë sakrifica e zyrtarëve policorë që humbën jetën e tyre gjatë detyrës zyrtare, është bërë për sundimin e ligjit.

“26 korriku është data e heronjve tanë policë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. E gjithë kjo sakrificë u bë për sundimin e ligjit në vendin tonë. Sot po shënojmë 22 vitet e themelimit të Policisë së Kosovës, këtij institucioini bosht të shtetit tonë”.

“E në këtë rrugëtim, 21 policë ranë në krye të detyrës. Ata janë heronjtë e shtetndërtimit, vendit tonë”.

Ai ka potencuar se Policia e Kosovës me punën dhe organizimin e saj të palodhshëm ka arritur të shndërrohet në institucionin më të besueshëm të popullit.

Konjufca nuk la pa përmendur edhe pjesëtarin e policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili kishte rënë dëshmor në kryerje të detyrës zyrtare.

“Pikërisht sot në këtë ditë e shënojmë po ashtu edhe rënien e heroit tonë Enver Zymberi i cili 11 vjet më parë si 32 vjeçar, derisa ishte pjesë e operacionit të njësive operative të policisë, për vendosjen e sundimin të ligjit në veri të vendit tonë e dha jetën në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

“Përherë do t’i përkulemi me krenari dhe respekt, veprës së policëve tanë heronj, e neve na mbetet që të punojmë ende shumë për arritjen e idealeve të heronjve tanë, që ta sigurojmë mbrojtjen dhe ndërtimin e sigurt të Kosovës”, shtoi ai.

Ndryshe, në Kosovë janë 21 zyrtarë policorë që e kanë humbur jetën në krye të detyrës së tyre.

“Krimi nuk ka uniformë”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa ka përkujtuar 21 zyrtarët policorë që kanë rënë gjatë detyrës së tyre, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që në bashkëveprim me policinë, të veprojnë shpejt dhe drejt në zbardhjen e vrasjes së Enver Zymberit dhe gjithë të tjerëve, duke i sjellë para drejtësisë kriminelët.

“Është nder por edhe krenari për të kujtuar veprën heroike të 21 zyrtarëve policorë që ranë në krye të detyrës. Para çdo zyrtari tjetër, është polici ai që mund të krijojë te qytetari ndjenjën se institucioni i shtetit dhe mjetet e pushtetit janë në dispozicion të tij, se vetë shteti është në mbrojtje të qytetarit. Për të arritur këtë, na duhet që të gjitha institucionet përkatese të bashkëpunojnë”, ka thënë Sveçla.

Drejtuar zyrtarëve policorë, ministri Sveçla, ka thënë se “krimi nuk ka uniformë”.

Sipas tij, krimi është fenomen që dëmton ekonominë dhe tregtinë e Republikës dhe pengon zhvillimin e vendit.

“Krimi është dhunë që dëmton individin, familjen dhe gjithë substancën e shëndoshë të shoqërisë sonë. Përballë këtij krimi pa uniformë, polici ka uniformë, atë të shtetit të Kosovës, Republikë e cila duhet të jetë në krah të policëve gjithmonë”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika