Kolegët e heroit Enver Zymberi vrapojnë për nder të 11-vjetorit të rënies së tij

Kolegët e policit të rënë në kryerje të detyrës, Enver Zymberi, kanë vrapuar për nder të 11-vjetorit të rënies së tij në aksionin policor në veri të vendit

Kolegët e heroit Enver Zymberi vrapojnë në nderim të tij nga Prishtina në Duboc të Vushtrrisë

Kolegët e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i rënë në kryerje të detyrës, Enver Zymberi, kanë vrapuar të martën në nderim të 11-vjetorit të rënies së tij gjatë aksionit policor në veri të vendit.

Ky vrapim është bërë nga rruga që mban edhe emrin e tij, deri te lapidari i heroit në fshatin Duboc, ku është edhe vendlindja e heroit të ndjerë Enver Zymberi.

Kolegët e të njerit që morrën pjesë në këtë vrapim ishin Lulzim Bucolli, Naim Foniqi, Naim Zyberaj, Edmond Jakupi dhe Erzen Zyberaj.

Foto të kolegëve që kanë vrapuar

Gjithashtu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar pjesëtarin e policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili kishte rënë dëshmor në kryerje të detyrës zyrtare. Kurti ka thënë se Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, për çka shteti ynë asnjëherë nuk do ta harrojë, sepse Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i saj dhe as nga shteti ligjor dhe i së drejtës”, ka thënë Kurti.

Zymberi u vra nga struktura kriminale serbe, që ende nuk janë zbuluar dhe nuk janë nxjerrë para drejtësisë.

Në Kosovë janë 21 zyrtarë policorë që e kanë humbur jetën në krye të detyrës së tyre.

Ndërsa, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar  Zymberin, përmes një postimi në Zyrën e Presidentes, Osmani ka përkujtuar edhe 21 policët e rënë në detyrë që nga themelimi i Policisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në 11-vjetorin e rënies, e kujtojmë sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht. Ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të hënën e 25 korrikut janë bërë 12 vjet nga aksioni i 25 dhe 26 korrikut i Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Aksioni për shtrirje të sovranitetit në atë pjesë të Kosovës, nuk kishte shkuar gjithçka sipas planit. Pas një sulmi me snajper, kishte mbetur i vdekur polici Enver Zymberi.

Megjithatë, ky aksion vlerësohet si pikënisje e shtrirjes së sovranitetit në komunat veriore të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika