Gjermania i ka dorëzuar Ukrainës tre sisteme raketahedhëse dhe MARS2 nga stoku i ushtrisë së tyre, po ashtu edhe pesë armë kundërajrore Gepard si dhe tre howitzer, kështu ka bërë të ditur ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.
“Janë dorëzuar raketat e shumta të premtuara MARS2 dhe tre howitzer të tjerë vetëlëvizës 2000. Ne e mbajmë fjalën tonë”, ka thënë Lambrecht.
Armët e pranuara nga Shefi i Shtabit të Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak do të vendosen në vijën e frontit.
“MLRS Mars II tashmë është transferuar në Ukrainë nga aleatët tanë gjermanë. Rusët do të kenë zjarr”, ka shkruar Yermak në rrjetet sociale.
Ritmi do të përshpejtohet sa i përket dërgimit të armëve të rënda në Ukrainë, sipas Lambrecht. Ukraina do të fitojë 30 sisteme Gepard nga industria të cilat do të kenë rreth 60 mijë fishekë.
Radari gjurmues nga artileria Cobra do të shkojë në duart e forcave ukrainase në muajin shtator.
Ministrja gjermane e Mbrojtjës, Lambrecht ka bërë të ditur se kontrata është nënshkruar dhe trajnimi i ushtarëve ukrainas në këtë sistem kompleks do të fillojë.