Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, i ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Të martën e 26 korrikut Ambasadori ri i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, ia ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Sipas Ambasadës së Kosovës në Turqi, Ambasadori Vrenezi përcolli mesazhin dhe përshëndetjet e Presidentes, Qeverisë dhe të popullit të Republikës së Kosovës për shtetin dhe popullin turk.
Ambasada e Kosovës ka konstatuar se niveli i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të dy vendeve, me zotimin për shfrytëzim të të gjitha potencialeve që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve.
Ndërsa shteti i Turqisë, e kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur ndër shtetet e para në botë.
Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunimi të mirë dhe ne Kosovë kompanitë turke kanë investuar në energji elektrike siç është KEDS dhe në Aeroportin e Prishtinës siç është LIMAK.
Dhe autostradat e Kosovës ishin ndërtuar nga kompaninë Bechtel Enka.