Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka shprehur mirëseardhje për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin i cili theksoi se është duke punuar për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
“Ju falënderoj që keni mirëpritur afganët kemi parë mbështetje që nga dita e parë për Ukrainën dhe agresionin rus në Ukrainë, keni punuar edhe në aspekte tjera,” ka thënë Blinken.
Po ashtu sekretari i Shtetit e çmoi lidershipin e presidentes, Vjosa Osmani ku theksoi se nesër do të nënshkruhet kontrata me korporatën për energji
“Nesër do të nënshkruani kontratën me korporatën për energji,” shtoi Blinken.
Blinken u shpreh mirënjohës për pritjen e presidentes dhe kryeministrit në Departamentin e Shtetit, i cili tha se kanë bashkëpunuar në të gjitha këto çështje dhe kanë punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale.
“Ne po punojmë së bashku për shumë çështje të përbashkëta,” u shpreh sekretari i Shtetit.
Ndër të tjera ai theksoi se nesër do të nënshkruhet kontrata me korporatën për energji.
“Nesër do të nënshkruani kontratë me William Challenge Coorporation, në veçanti për të mbështetur energjinë stabile gjithashtu do të diskutojmë edhe çështjet kritike të sigurisë rajonale.”