Pekini është kundërpërgjigjur ashpër kundër Shteteve të Bashkuara pasi dolën me raport javën e kaluar se Nancy Pelosi, një demokrat që është i dyti në radhën e presidencës, mund të vizitojë ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit në gusht.
Vizita e mundshme ka të ngjarë të dominojë një bisedë telefonike midis presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Joe Biden, për të cilën udhëheqësi amerikan ka thënë se pret që të bëhet këtë javë.
Lidhjet midis dy superfuqive globale kanë vazhduar të përkeqësohen nën presidencën e Biden, për çështje që përfshijnë Tajvanin, të drejtat e njeriut dhe konkurrencën në sektorin e teknologjisë.
Pekini këtë javë paralajmëroi se po “bëhej gati” për një vizitë të mundshme nga Pelosi, e cila do të ishte e para në Tajvan nga një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA që nga viti 1997.
“Ne jemi kundër vizitës së kryeparlamentarit Pelosi në Tajvan,” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian në një konferencë të rregullt për shtyp të mërkurën, njofton AFP.
“Nëse SHBA shtyn përpara dhe sfidon vijën përfundimtare të Kinës, pala amerikane do të bartë të gjitha pasojat,” ka shtuar shtoi ai.
Një vizitë e mundshme e Pelosit – ende për t’u konfirmuar nga demokrati i lartë – ka shkaktuar alarm në administratën e Presidentit Joe Biden, e cila ka frikë se udhëtimi mund të kalojë vijat e kuqe për Kinën.
Javën e kaluar Biden tha se ushtria amerikane “mendon se nuk është një ide e mirë tani”.
Tajvani wshtw nën kërcënimin e vazhdueshëm për t’u pushtuar nga Kina, e cila e sheh ishullin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të tij që do të kapet me forcë nëse është e nevojshme.
Inkursionet ajrore të Kinës pranë Tajvanit janë rritur ndjeshëm këtë vit pasi Pekini po punon për të izoluar ishullin në skenën ndërkombëtare.