Të mërkurën e 27 korrikut, Ministria e Shëndetësisë me një postim në Facebook ka njoftuar se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me USAID.
Pas kërkesës nga Ministri Latifi, USAID ka kryer një analizë në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila kishte synim përmirësimin e proceseve brenda Ministrisë.
“USAID ka përzgjedhur edhe Ministrinë e Shëndetësisë si pjesë e projektit për të ofruar përkrahje në përmirësimin e proceseve të tilla”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në njoftimin e MSh-së thuhet se ceremonia e lansimit të aktivitetit të USAID-it shënon prezantimin e përkrahjes pesëvjeçare që USAID do t’i japë Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Ministri Latifi ka shprehur mirënjohjen e tij për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po fillojnë ta japin për Ministrinë e Shëndetësisë përmes projektit të USAID.