Autoritetet lokale në qytetin japonez të Yamaguchi kanë njoftuar se kanë vrarë një nga majmunët që ka terrorizuar banorët e qytetit prej javësh. Deri më tani, makakët kanë plagosur pothuajse 50 njerëz në Yamaguchi.
Primati mashkull u gjet në mjediset e një shkolle të mesme të martën në mbrëmje nga gjuetarë të porositur posaçërisht për këtë aksion, njofton BBC.
Ai u qetësua dhe më vonë u shkatërrua kur u identifikua si një nga kafshët përgjegjëse për sulmet.
Autoritetet i kanë gjuajtur majmunët që nga fillimi i sulmeve ndaj të rriturve dhe fëmijëve rreth tri javë më parë. Shumica e lëndimeve kanë qenë gërvishtje dhe pickime të lehta.
Majmuni i kapur u vlerësua të ishte katër vjeç dhe ishte rreth gjysmë metri i gjatë.
Makakët japonezë janë të zakonshëm në pjesë të mëdha të vendit dhe në disa zona konsiderohen si dëmtues, duke ngrënë të lashtat dhe ndonjëherë duke hyrë në shtëpi.