Pas gjashtë ditësh i infektuar me virusin COVID-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Joe Biden, ka rezultuar negativ.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Biden përmes një postimi në Twitter.
“U ktheva në zyrën Ovale. Falënderoj doktorët për kujdesin e duhur dhe të gjithë juve për mbështetjen”, shkroi Biden.
Back to the Oval.
Thanks to Doc for the good care, and to all of you for your support. pic.twitter.com/Cfzn1zAKJF
— President Biden (@POTUS) July 27, 2022
Ai në këtë postim ka bashkëngjitur edhe testin ku rezultoi negativ.
Ndërkaq, Biden, 79 vjeç, mori dy dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 pak para se të merrte detyrën e presidentit dhe një dozë të parë përforcuese në shtator të vitit të shkuar.
Ndërsa më 30 mars të këtij viti, Biden ka marrë edhe vaksinën e katërt përforcuese antiCOVID-19, një ditë pasi rregullatorët federalë miratuan dozën e katërt përforcuese për persona të moshës 50-vjeçare e më lart.