Gashi: Kurti i ka marrë mesazhet dhe detyrat e qarta nga sekretari Blinken

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se faktori më i rëndësishëm në ekzistencën e Kosovës si partner strategjik janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera ai ka theksuar se Kurti i ka marrë mesazhet e qarta nga sekretari Blinken, pasi sipas tij ai duhet të tregohet më konstruktiv dhe më i matur në raportet me ShBA

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emisionin "Debat Plus"

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Arben Gashi, për takimin në mes të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe krerëve të Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, ka thënë se ka qenë i vonuar por i nevojshëm dhe i mirëseardhur.

Gashi në emisionin “Debat Plus“,  për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet në mes të Kosovës dhe MCC-së ka thënë se është e rëndësishme për institucionet e Kosovës.

Sipas Gashit, raportet me ShBA duhet të jenë të sigurta dhe stabile.

Ai për takimin në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin, Blinken ka thënë se është dashur të mbahej para dy vjetësh, në mënyrë që në këtë krizë energjetike ky projekt tani vetëm të realizohej.

“Kurti është dy vjetë e gjysë prapa, kjo marrëveshje për MCC-në po trumpetohet se është një arritje e madhe, sikur të bëhej në kohën e duhur, sot të gjitha do të ishin të përfunduara, pasi këtij projekti i duhen tre vjet që të realizohet”, ka thënë Gashi.

Ndër të tjera për këtë takim ai ka thënë se duhet të dalin detajet si agjenda e diskutimit dhe prioritetet.

Gashi: Shpresoj që Kurti e ka kuptuar rëndesinë e një partneriteti me ShBA

Për Gashin, raportet e Kurtit me Amerikën kanë qenë gjithmonë të ftohta, ndërsa siç thotë ai tani kanë filluar të rregullohen.

Ai ka thënë se faktor më i rëndësishëm në ekzistencën e Kosovës si partner strategjik i pakontestueshëm janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, deputeti i LDK-së, ka theksuar se Kurti i ka marrë mesazhet e qarta dhe detyrat e qarta nga sekretari Blinken.

Sipas tij, Kurti duhet të tregohet më konstruktiv dhe më i matur në raportet me ShBA, sepse siç thotë ai “një kryeministër i një vendi të vogël si Kosova nuk duhet të ketë ide tekanjoze në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

“Prej deklaratës me torte e me shpata, shpia e verdhë dhe e kuqe, momente të rrëshqitjes madhore, të një kryeministri të një vendi të vogël si Kosova nuk lejohen pasi raportet me një shtet të rëndësisë strategjike janë delikate”, ka vijuar Gashi.

Ai shpreson që vizita 3-4 javore në ShBA e Kurtit të jetë një vizitë edukuese për të, si një provë e radhës që do të përcaktojë ku do të shkojë Qeveria Kurti dhe qasja strategjike e kësaj qeverisjeje.

Selimi: Pa Osmanin, Kurti nuk do mund të futej aq lehtë në dyert e Amerikës

Ndërsa analisti, Selim Selimi, ka thënë se LDK-ja e ka një hise të madhe në raportet e ShBA-së me Kosovën.

“Ibrahim Rugova, Abdullah Hoti, lidhjet e LDK-së me Amerikën janë të thella dhe rrënjësore”, ka thënë Selimi.

Selim Selimi, analist

Sipas Selimit, lidershipi i LDK-së duhet të jetë më i zëshëm, pasi siç thotë ai, kryetari Abdixhiku e ka nënkontraktuar këtë raport me zonjën Osmani.

Sipas tij, Kurtin në dyert e mëdha të ShBA-së e ka futur presidentja Osmani.

“21 ditë Albin Kurti u shëtit në Amerikë, nuk pati ndonjë takim substancial, mendoj që Osmani e futi në këto dyer të mëdha”, ka vijuar Selimi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika