“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet dhe nuk ka diskutimi këtu, por si do të themelohet”, ka thënë Gashi, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Tutje, ai ka thënë se për të është sukses nëse asociacioni themelohet sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtuese.
“Për LDK-në është e pranueshëm që Asociacioni të formohet sipas Gjykatës Kushtueses” ka thënë Gashi.
Analisti Vehbi Kajtazi ka folur për qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ku i ka akuzuar ata se nuk kanë qëndrim për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kajtazi, ka thënë se LDK-ja është në pritje të gabimeve të qeverisë dhe në këtë formë shpreson që të marrë sa më shumë vota.
Tutje, ai e ka pyetur Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, për qëndrimin e tyre për marrëveshjen finale me Serbinë.
Gashi i është kundërpërgjigjur Kajtazit duke i thënë se partia e tij, ka një platformë për marrëveshjen gjithëpërfshirës më Serbinë.
“LDK-ja është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshëm për të dyja palët e cila duhet të jetë akte finale që të mos shkohet më marrëveshje teknike siç është duke vepruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti”, ka theksuar Gashi.
Tutje, ai ka folur edhe për qëndrimin zyrtar të LDK-së, duke thënë se “nuk mund të pajtohemi nëse nuk pajtohemi për të gjitha çështjet”.
Sipas tij, qeveria Kurti 2 ka ndryshuar strategjinë e ish-kryeministrit Avdullah Hotit për dialogun dhe marrëveshjen gjithëpërfshirëse.
Kajtazi i ka thënë Gashit se është duke e kuptuar këtë, por ia ka ripërsëritur pyetjen se “çfarë ka brenda marrëveshjes finale sipas LDK-së?”.
Gashi ka treguar se çfarë temash janë diskutuar në bisedimet me Serbinë.
“Ka qenë çështja e personave të zhdukur, e targave dhe energjisë, asociacioni i komunave më shumicë serbe” ka thënë Gashi, duke shtuar se këto ishin temat që është dashur të mbyllën një nga një dhe jo të gjitha përnjëherë.
“Asociacioni i Komunave me shumice serbe do të formohet dhe nuk ka diskutimi këtu, por si do të themelohet?”, ka thënë ai.