Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në njërën nga departmamentet e Kongresit amerikan ku ka filluar ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Kosovës për projektin Kompakt për energji, ka thënë se kjo ditë është historike për Kosovën.
“Marrëveshja me MCC-në që do të nënshkruhet sot, do t’i prezantohet për ratifikim Parlamentit nesër, unë dhe Rizvanolli nuk do të jemi të përballemi me opozitën, demokracia jonë ka nevojë për një ekonomi të pasur dhe për këtë Kosova është falënderuese për MCC-në”, ka deklaruar Kurti.
Ai për marrëveshjen me MCC-në, ka thënë se është punuar së bashku me ShBA-të në mënyrë praktike që sigurimi i energjisë të shkojë drejt burimeve potenciale.
“Ne qëndrojmë për vlerat tona demokratike dhe paqes e sigurisë në Evropë”, ka deklaruar Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ky program kompakti është esencial për të siguruar furnizim të energjisë të përballueshëm për të gjithë.
Kjo marrëveshje, sipas Kurtit, është festa e një pune të pashoq të dy shteteve.
Ndër të tjera, Kurti ka theksuar se kjo marrëveshje është për transformimin socio-ekonomik të energjisë drejt tranzicionit.