Në Kosovë, numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në mbi 10 mijë.
Vetëm të mërkurën e 27 korrikut, janë shënuar 1 mijë e 853 raste të reja, dhe tre të vdekur.
Të shëruar gjatë 24 orëshit të fundit janë 840 qytetarë.
Instituti Kombëtarë i shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u bën thirrje qytetarëve, t’i bartin maskat në vende të mbyllura dhe të vaksinohen.
“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!”
Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim, thuhet në postimin e IKShPK-s.