Një person është arrestuar të mërkurën e 27 korrikut, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër kosovare (fëmijë)”, thuhet në raport.
Sipas njoftimit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, vijon njoftimi.
Lajmi në përditësim…