Në Kuvendin e Kosovës të gjitha grupet parlamentare i kanë dhënë përkrahje marrëveshjes së partneritetit partneriteti për kornizën financiare me Komision Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të unionit për Kosovën.
Sipas zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të krijohet baza ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të krijojmë bazën e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian të ofruara në kuadër të instrumentit të para anëtarësimit, apo fondet IPA III, për programet vjetore IPA 2021-2027,″ ka thënë Bislimi.
Sipas Bislimit kjo e hapë rrugën për të lidhur marrëveshje tjera për të përfituar nga fondet e BE-së.
“Marrëveshja si e tillë përbënë një marrëveshje kornizë, ndërsa për programet vjetore të veçanta do të lidhim marrëveshje financiare veç e veç për secilin program. Ku do të specifikojmë pastaj projektet, sektorët, fondet dhe modalitetet e zbatimit për secilin prej tyre,” shtoi ai.