“Takimi me Blinken ishte i shkëlqyeshëm, i frytshëm dhe i përzemërt”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti për mediumin Zëri i Amerikës ka thënë se në vizitën e tij në Amerikë para dy muajve, e kishte ngritur çështjen se Kosovës i nevojitet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHAB) në mënyrë që Kosova të arrijë të ballafaqohet me krizën e krijuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.
Tutje, ai ka theksuar se granit i Mcc-së është i rëndësishëm për Kosovën në mënyrë që të arrijë pavarësi energjetike dhe kjo po ndodhe falë mbështetjes së SHBA-ve.
Kurti ka treguar se çfarë ka biseduar me Sekretarin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken,” Marrëdhëniet e tona të shkëlqyeshme t’i thellojmë e t’i avancojmë me bashkëpunimi ekonomik në shkëmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”.
Sipas tij, dy fushat ku duhet të rritet me shumë bashkëpunimi është bujqësia dhe siguria.
Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, do të kalojnë një tjerët nivel për shkak të zhvillimeve globale sipas Kurti.