Psikologia Antigona Qenaj, ka folur më shumë rreth shëndetit mendor, sa i përket rastit të sulmit seksual që ka ndodhur në qytetin e Prishtinës, ku një i dyshuar rreth moshës 50-vjeçare ka ngacmuar seksualisht një vajzë 6-vjeçare.
Sipas Qenajt, ky rast është shumë i rëndë, pasi shpeshherë ajo tregoi se ka pasur ftesa nga mediat që të flasë për këto lloj çështje. Qenaj u shpreh se kohët e fundit janë shpeshtuar ngacmimet seksuale, dhe sipas saj, kjo nuk ka të bëjë vetëm me vetdijësimin e njerëzve dhe raportimin e tyre, por ka të bëjë me fenomenin i cili është në rritje pasi është duke ndodhur shumë shpesh, pra ka raste të shumta.
Për aspektin psikologjik dhe shëndetin mendor, psikologia u shpreh se shëndeti mendor mund të jetë i natyrave të ndryshme.
“Sa i përket trajtimeve psikologjike dhe shëndetit mendor, të dhunuesit dhe viktimës, e cila është vetëm viktimë e një perrsoni që ka shfaqur dhunë dhe agresion, i cili ka mundur patjetër që të jetë person me probleme të shëndetit mendor të natyrave të ndryshme,” u shpreh Qenaj.
Sipas psikologes së ftuar në emisionin “FIVE”, në rastet e fundit ku flitet për probleme të shëndetit mendor ka pasur ndoshta edhe pedofilizëm, ku ajo u shpreh se mbështetja është gjithmonë te viktima, por këto raste ajo ka thënë se duhet të vetdijësojnë popullin.
“Po flasim për probleme të shëndetit mendor ku kryesisht në rastet e fundit kemi pasur ndoshta edhe një diagnozë të pedofilisë të shfaqur në rastet e fudnit, patjetër që ne i kemi sytë te viktimat por si duket është pjesa euforike e jona që na bën të reagojmë në momentet kur këto raste ndodhin dhe harrohen sapo të kalojnë 2-3 ditë,” ka thënë Qenaj.
E për këto raste, psikologia deklaroi se nuk ndërmerret diçka, qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga institucionet shtetërore.
Sa i përket hapave të ndihmës që duhen dhënë ndaj viktimës apo njerëzve që të mund të raportojnë këto raste pedofilie, Qenaj tha se raportimi dhe ndëshkimi i këtyre përsonave është hapi i parë pastaj është një vetdijësim pak më i madh mbi shëndetin dhe problemet e shëndetit mendor.
“Duke filluar nga shëndeti mendor në familje, kujdesi dhe mbikqyrja sa më e madhe e prindërve ndaj fëmijëve, kontakti dhe komunikimi i vazhdueshëm me fëmijët, e deri te angazhimi i psikologëve që është i domosdoshëm edhe në institucione të tjera shëndetësore, jo vetëm në shkolla,” shtoi Qenaj.
Sot më shumë se kurrë është nevojë e madhe për psikolog, shtoi Qenaj, ku sipas njerëzit nuk kanë ndonjëherë ku të drejtohen, dhe nuk kanë informacion për problemet e shëndetit mendor, sepse vetëm kur ndodhin raste më tragjike personat dhe mediat alarmohen dhe gjithçka kalon në eufori pa një kujdes të shtuar.
“Kërkohet strategji prej institucioneve, prej familjes, sidomos vajzat të mbrohen të kenë një kujdes të shtuar edhe për personat të cilët shfaqin probleme të shëndetit mendor, të trajtohen këto probleme,” përfundoi Qenaj.