Pas largimit të Sadio Mane nga Liverpool, edhe Roberto Firmino është lidhur me një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.
Megjithatë, ka qenë pikërisht trajneri i ‘të kuqve’, Jurgen Klopp, i cili sot ka deklaruar se lojtari bën pjesë në planet e tij, duke i quar kështu mesazhin Juventusit se lojtari nuk do të largohet.
“Bobby është vendimtar për ne”, tha fillimisht trajneri gjerman.
“Ai është zemra dhe shpirti i skuadrës. Mënyra se si ne luajtëm në vitet e fundit ishte e mundur vetëm për shkak të tij. Ai është thelbësor për skuadrën tonë”, shtoi tutje ish trajneri i Borussia Dortmund.
Ditëve të fundit është raportuar se futbollisti në fjalë mund t’i bashkohej Juventusit për rreth 20 milionë euro gjatë kësaj vere, gjë e cila nuk pritet të ndodh pas deklaratave të trajnerit Klopp.