Futbollisti i kampionëve të Anglisë, Manchester City, portugezi Bernardo Silva ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Edhe pse raportimet e fundit nga Anglia thonë që me shumë mundësi numri 20 do të mbetet në Etihad, sot ka ardhur një raportim nga gjiganti francez L’Equipe se agjenti i portugezit, Jorge Mendes e ka ofruar futbollistin te gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona.
Kjo vjen pasi Silva është treguar i interesuar për një aventurë të re, edhe pse është shprehur që nuk do të jetë asnjë gjë tragjike nëse vazhdon të mbetet te qytetarët.
Sipas L’Equipe, çmimi i futbollistit arrinë tek 80 milionë euro, dhe të dy skuadrat spanjolle janë të gatshme ta paguajnë këtë shifër.
Mirëpo, sa i përket Barcelonës, blaugranët do të hidhen në sulm vetëm nëse holandezi Frenkie De Jong largohet nga skuadra.
Sa i përket Real-it, madrilenët do të jenë të gatshëm të transferojnë Bernardon vetëm nëse ky i fundit pranon të luaj në pozitën e sulmuesit të krahut.
Se si do të jetë e ardhmja e portugezit të talentuar, do të kuptohet para mesit të muajit gusht.