Shiriti vazhdon të qëndroj ende në rrugë.
E vetëm pak metra më tutje edhe drunjët të cilët mbrëmë bllokuan aksin rrugor.
Është kjo rruga që lidhë Ferizajin e Nerodimen e ku shkaku i një stuhie që goditi këtë rajon mbrëmjen e 27 korrikut drunjët përeth rrugës u rrëzuan.
Ky nuk ishte dëmi i vetem që stuhia shkaktoi e ku brigada e zjarrfiksëve në Ferizaj intervenuan.
“Që gjendja mos të përseritet dhe të vije deri të një fatkëqësi, Komuna e Ferizajit po bënë seleksionimin e drunjëve të vjetruara për ti larguar”, ka thënë Zymri Krasniqi- Përgjegjës i Brigadës së Zjarrfiksëve në Ferizaj.
Ndërsa Skënder Kurti nga Komuna e Ferizajit që doli të enjtën për të parë nga afër gjendjen e rrugës, bëri të ditur dëmet që Ferizaj ka pësuar nga reshjet e të mërkurës.
“Përveq drunjëve nga furtuna u dëmtua edhe ndriqimi publik në këtë rrugë mjaft të frekuentuar”, ka thënë Skënder Kurti, përgjegjës për Emergjenca në Komunën e Ferizajit.
Në përpjekje për të evituar rrëziqet gjatë ditës në këtë pjesë u larguan edhe drunjët e tjerë të cilet sipas ekspertëve mund të paraqesin rrezik.